Cristiano Ronaldo hyri në histori si golashënuesi më i mirë i të gjitha kohërave ndërsa het-triku i tij i solli fitoren 3-2 Manchester United-it kundër Tottenham-it të shtunën në Premierligën angleze.
Superylli portugez shënoi në minutat e 12-të, 28-të dhe 81-të të lojës, ndërsa lojtari i Tottenham-it, Harry Kane, realizoi një penallti në minutën e 35-të në Old Trafford. Harry Maguire i Manchester United-it shënoi autogol në minutën e 72-të.
Pas ndeshjes, Ronaldo arriti në 806 gola në karrierë, duke thyer rekordin e Josef Bican-it me 805 gola.
Sulmuesi 37-vjeçar, i cili nuk u përfshi në 11-shen startuese në ndeshjen e mëparshme të ligës, ka shënuar 15 gola në 30 ndeshje këtë sezon.
Pesë herë fituesi i Topit të Artë ka fituar pesë tituj të Ligës së Kampionëve të UEFA-s, në vitin 2008 me Manchester United-in dhe më 2014, 2016, 2017, 2018 me Real Madridin, tre tituj të Premierligës me Manchester United-in më 2007, 2008, 2009 dhe dy trofe të La Ligës me Real Madridin në 2012 dhe 2017 gjatë gjithë karrierës së tij mahnitëse.
Ronaldo fitoi edhe Kampionatin Evropian 2016 me Portugalinë.
Manchester United është në vendin e katërt me 50 pikë, 19 pikë prapa rivalit kryesor në ligë, Manchester City. Tottenham Hotspur është në vendin e 7-të me 45 pikë në renditjen e Premierligës.