Ristani kundër Bashës, kërkon rikthimin e “tradhëtarëve” të PD-së

Shpërndaje

Ish-sekretari i përgjithshëm i Partisë Demokratike, Arben Ristani, beson se PD duhet të shohë nga e kaluara për të menduar për fitoren.

Në një intervistë në TvT, ai tha se hapja  e partisë dhe aktivizimi i të gjitha potencialeve, rikthimi i figurave të hershme të PD-së si Jozefina Topalli, Astrit Patozi e Bamir Topi veçse mirë do t’i bënin partisë.

“Përvoja ka treguar se hapja dhe aktivizimi i të gjithë potencialeve që ka PD, konsiderimi dhe vlerësimi i të gjitha eksperiencave nuk duhet të shkojë dëm. Ne duhet ta përdorim të gjithë potencialin që kemi, përvojën dhe investimin intelektual që ka krijuar. Besoj që të gjithë po të jemi së bashku edhe njëherë, vetëm mirë i bëjmë PD-së”, tha ai.

Me sa duket, ky qëndrim i Ristanit vjen sepse mund ta presë faturën për zgjedhjet e ardhshme si kandidat për deputet dhe tani po kërkon të mbështetet tek partia e Astrit Patozit.

Astrit Patozi dhe ish-depuetja Jozefina Topalli kanë nxjerrë vrer ndaj kreut të kësaj partie dhe mënyrës se si ai po udhëheq të djathtët. Ata e kanë sulmuar PD dhe lidershipin e saj më keq se sa vetë socialistët.

Shpërndaje