Rishfaqet Jozefina Topalli: 3-4 veta kanë marrë peng vendin dhe po luajnë teatër me dhimbjen e njerëzve

Shpërndaje

Ish-kryetarja e Parlamentit Jozefina Topalli ka dhënë së fundmi një mesazh të fortë.

Ajo ka komentuar varfërinë në Shqipëri, duke u shprehur se 3-4 persona kanë marrë peng vendin dhe po luajnë teatër me dhimbjen e njerëzve.

Ky reagim i Topallit vjen pas publikimit të disa të dhënave ku thuhet se sipas një sondazhi, 76% e familjeve raportojnë se nuk përmbushin aspak ose pjesërisht nevojat për ushqim gjatë pandemisë COVID-19.

Ndërkohë, 68% e të intervistuarve u shprehën të shqetësuar se në të ardhmen e afërt situata e krijuar nga pandemia Covid-19 do të ndikojë në punësimin apo vetëpunësimin e tyre.

REAGIMI I PLOTE I JOZEFINA TOPALLIT

Të dhënat e trishta/ 76% e familjeve shqiptare thonë se nuk përmbushin nevojat për ushqim gjatë krizës së koronavirusit.

“76% e familjeve raportojnë se nuk përmbushin aspak ose pjesërisht nevojat për ushqim gjatë pandemisë COVID-19.

68% e të intervistuarve u shprehën të shqetësuar se në të ardhmen e afërt situata e krijuar nga pandemia Covid-19 do të ndikojë në punësimin apo vetëpunësimin e tyre. Ndërkohë përqindja e familjeve që raportojnë papunësi për shkak të kësaj situate është rritur me 10%.”

3-4 vete kane marre peng vendin dhe luajne teater me dhimbjen e njerezve te pa shpresa.

Shpërndaje