Rikualifikimi i Merkatos rus/ Rritet kapaciteti akomodues, përmirësohen kushtet e tregtimit…

Bashkia Shkodër ka një plan të qartë për sa i përket nevojës për tregjet publike dhe krijimin e hapësirave të tregtimit të produkteve lokale në kushte sa më të mira si për tregtarët ashtu edhe për blerësit.
Shpërndaje

Bashkia Shkodër ka aplikuar pranë AZHBR (Agjencisë së Zhvillimit Bujqësor Rural) dhe është shpallur fituese për realizimin e projektit “Rikualifikim i Merkatos Rus”. Ky projekt, në vlerën 36 milion lekë, parashikon ndërtimin e 128 stendave të tregtimit nga 100 që janë sot si dhe ndërtimin e mbulesës së tregut në mbrojtje nga rreshjet dhe dielli. Projekti është shpallur në tender dhe pritet që gjatë këtij muaji të shpallet firma fituese për realizimin e investimit,  i cili do të përfundojë  brenda gjysmës së parë të vitit tjetër.

Bashkia Shkodër ka një plan të qartë për sa i përket nevojës për tregjet publike dhe krijimin e hapësirave të tregtimit të produkteve lokale në kushte sa më të mira si për tregtarët ashtu edhe për blerësit.

Këto projekte do të shtrihen në të gjithë qytetin, por edhe në njësitë administrative për krijimin e infrastrukturës së duhur të tregtimit të produkteve agro – ushqimore.

Tregu që në Shkodër njihet si “Merkato e Rusit”, është një nga tregjet publike më të frekuentuara nga shkodranët. Ndërhyrja në këtë treg, ishte domosdoshmëri, kërkuar nga vetë tregtarët, por edhe blerësit e shumtë të përditshëm.

Shpërndaje