“Rikthimi!” Topalli bën paqe me Berishën, fotoja e përqafimit…

Shpërndaje

Jozefina Topalli I është bashkuar demokratëve në Kuvendin që po mbahet në Pallatin e Kongreseve. Madje ka takuar dhe liderin historik të PD-së, Sali Berisha.

Para Kuvendit Topalli është shprehur se jemi në një kohë  që duhet të bëjmë beteja të vërteta. Topalli në fjalën e saj u shpreh se sot është dita për të bërë kthesën ndërsa shtoi se nuk ka dëm më të madh se sa të lësh vendin pa opozitë.

“Nuk është hera e parë që jemi gjendur në vështirësi. Në përgjithësi nuk jemi tërhequr. Jemi hedhur në besimet tona, është rasti për ta bërë. Ndoshta mund të them një gjë, që dhe pa qenë në krye të PD-së dhe pa qenë deputete, njeriu duhet të gjejë forcën për të thënë të vërtetën e tij. E vërteta është liria e individit. Jemi në një kohë që duhet të bëjmë beteja të vërteta. E rëndësishme që bashkimi të bëhet mbi vlera, te njerëzit e thjeshtë, tek ata që kërkojnë një opozitë reale. Ky është dëmi më i madh, nuk ka dëm më të madh për një vend se ta lësh pa opozitë, ose të kesh një opozitë farsë. Sot është dita për të bërë kthesën”, tha Topalli.

Shpërndaje