Rikthimi në Superiore, Balaj nis stërvitjen me Vllazninë…

Shpërndaje

Bekim Balaj firmosi të shtunën me Vllazninë, duke u rikthyer kështu te shkodranët, aty ku ka nisur karrierën si futbollist.

Në njoftimin e klubit, thuhej se me Balajn është firmosur një kontratë për 3 sezonet e ardhshme. Sulmuesi 32-vjeçar nuk ka humbur kohë dhe menjëherë ka nisur stërvitjen me shkodranët, duke u vënë nën urdhrat e trajnerit Mirel Josa.

Objektivi i Vllaznisë këtë sezon është titulli kampion dhe Balaj shihet si një afrim i rëndësishëm për të arritur synimin në fund të kampionatit. 

Shpërndaje