Rikthim me Përgjegjësi: Kliti Hoti prezanton kandidaturën dhe Senada Mehmetin në Anën e Malit…

Shpërndaje

Kandidati për deputet i Partisë Demokratike, Kliti Hoti, rikthehet në Anën e Malit me një mesazh të qartë: angazhim, njohje të terrenit dhe vullnet për ndryshim. Në këtë takim me banorët, ai prezantoi edhe kandidaten Senada Mehmeti, një zë i ri dhe i vendosur për të përfaqësuar me dinjitet këtë zonë. Duke u mbështetur në përvojën e tij si mjek, Hoti shpreh përkushtimin për të qenë pranë njerëzve që punojnë, nuk ankohen dhe e duan vendin e tyre pa zhurmë.

Postimi i kandidatit Hoti:

Në Anën e Malit nuk vij si i panjohur. Kam punuar këtu si mjek, kam ndjerë nga afër jetën, vështirësitë dhe forcën e njerëzve fisnikë e punëtorë që mbajnë këtë vend gjallë.Sot kthehem ndryshe – si kandidat për deputet, me bindjen se kjo zonë meriton më shumë. Më shumë investim, më shumë vëmendje, më shumë dinjitet.Jam me Partinë Demokratike sepse besoj tek ndryshimi.Por mbi të gjitha, jam me njerëzit që punojnë çdo ditë, që nuk ankohen, që e duan vendin e tyre pa zhurmë.Me mbështetjen tuaj për përfaqësues si Senada, Liljani dhe të gjithë kandidatët e Partisë Demokratike, mund të bëjmë diferencën.

#shqiperiamadheshtore #shkodramadheshtore #Voto1

Shpërndaje