Rikthehet problematika në Fierzë, baseni mbushet me mbetje nga Kosova e Maqedonia

Shpërndaje

Fierza është shndërruar sërish në basenin grumbullues të mbetjeve urbane të verilindjes së vendit, Kosovës e Maqedonisë.

Reshjet e ditëve të fundit dhe rritja e nivelit të ujit rikthyen problematikën e vjetër të ndotjes që vijon prej vitesh dhe ende nuk ka zgjidhje përfundimtare .Kjo situatë ne Fierzë është bërë e zakonshme në periudhat pranverë e vjeshtë ku vija liqenore dhe sipërfaqja e liqenit ndotet nga mbeturina të shumta.

Në vitin 2016 u shpall emergjenca mjedisore dhe liqeni u pastrua nga emergjencat civile dhe efektivet e forcave speciale me gomone. Edhe vitin e kaluar është pastruar nga nxënësit e shkollave të Kukësit e vullnetarë që kanë hequr mijëra tonelata mbetje. Por liqeni sërish vazhdon të mbushet me mbeturina nga tre shtete.

Ndërkohë  zotimet e qeverive të Shqipërise e Kosovës për vendosjen e rrjetave mbrojtëse nuk u mbajtën, ndaj edhe mbetjet urbane të mbledhura në territorin e tre shteteve çdo vit përfundojnë  sërish në liqen.

Kanë dështuar edhe planet për blerjen e një anije për pastrimin  e sipërfaqes së liqenit .

Shpërndaje