E diela e fundit e muajit mars (26 mars) shënon ndërrimin e akrepave të orës dhe zhvendosjen e tyre një orë përpara. Ky ndryshim i orës do të ndodhë në orën 02:00 të mëngjesit të datës 26 mars, kur akrepat do të zhvendosen dhe ora do të shënojë 03:00. I quajtur ndryshe numërimi i orës verore, ky ndryshim do t’u japë mundësi të gjithë njerëzve të shijojnë sa më shumë ditën dhe rrezet e diellit.
Gjëja e parë që duhet të bëni Për t’iu përshtatur kohës së re është të evitoni të qenit në alarm. Ora verore përfaqëson thjesht një alternim të zakoneve të përditshme, në vecanti të bioritmit. Truri dhe trupi ynë kanë nevojë Për disa ditë që t’i përshtaten ndryshueshmërisë.
Mënyra më e mirë Për të minimizuar efektet negative, sipas mjekëve është që të zgjoheni cdo ditë në të njëjtën orë dhe jo një orë më vonë.