Rikthimi i emërtimit të vjetër të kinemasë së qytetit duket se është pritur pozitivisht nga qytetarët shkodranë. Ata e lidhin emërtesën me kohën kur kinemaja përjetonte periudhën e saj më të mirë.
Policia Bashkiake e Shkodrës ndërhyri fundvitin që shkoi duke rimarrë godinën e Kinemasë që emërtohej “Millennium” prej 23 vitesh.
Ajo përbën një nga godinat më të veçanta të qytetit për nga stili arkitekturor. Kinema “Republika” pritet që shumë shpejt në funksion të plotë për publikun e gjerë.