Sipas MeteoAlb: Paraditja mbetet me mot të kthjellët dhe vranësira të lehta në vendin tonë. Por mesdita dhe pasditja sjellin shtim të vranësirave në territor por sërish nuk priten reshje.
Temperaturat e ajrit rriten në mëngjes dhe mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 6°C verilindja deri në 28°C ultësira perëndimore.
Era do fryjë mesatare me shpejtësi deri 40 km/h nga drejtimi Jugor duke krijuar brigjet detare dallgëzim 4 ballë.
Europa Qendrore, Veriore dhe ajo Lindore do të përfshihen nga një sistem i dendur vranësirash duke sjellë kështu shira dhe stuhi ere në këto zona. Ndërsa Europa Jugore vijon në ndikimin e kthjellimeve dhe vranësirave të lehta.