Ndonëse janë bërë dy muaj nga tërmeti shkatërrimtar i 26 nëntorit, pasgoditjet vijojnë ende të dridhin tokën në zonën e Durrësit.
Së fundmi, të tjera lëkundje janë ndjerë gjatë natës në afërsi të Shijakut.
Sipas EMSC, epiqendra e tërmetit ishte 15 km në veriperëndim të Shijakut, rreth orës 02:40, ndërsa magnituda e lëkundjes që zgjati disa sekonda ka qenë 3.7 sipas shkallës Rihter.
Vatra e lëkundjes ka qenë me thellësi 10 km, ndërsa para kësaj goditje, u regjistruan edhe tre lëkundje të tjera me magnitudë më të ulët se 3.
Tërmeti ka alarmuar jo pak banorët e zonës së Durrësit dhe Tiranës, gjë e cila shihet edhe në komentet e shumta që janë bërë tek aplikacioni i EMSC-së.
Kujtojmë këtu që sizmologët dhe ekspertët paralajmëruan disa javë më parë që pasgoditjet e tërmetit të fuqishëm të 26 nëntorit mund të vazhdojnë për disa muaj me rradhë.
Ndaj, lëkundjet e orëve të fundit, mund të konsiderohen si diçka krejtësisht normale.