Rikthehen inertet në fshatin Bardhaj…

Shpërndaje

Pak kohë më parë, Bashkia e Shkodës realizoi pastrimin e zonës te Ura e Bardhajve, nga mbetjet inerte dhe urbane.

Falë angazhimit dhe punës për përmiresimin e ambientit, kjo zonë rimori pamjen e saj të pastër. Por, pa u bërë ende dy muaj nga ky aksion, inertet pranë Urës së Bardhajve janë rikthyer sërish. Mbeturinat së bashku me inertet rrezikojnë të kthehen në një mal të madh.

Ditën për diell, persona të papërgjegjshëm bëjnë hedhje e tyre në këtë zonë. Për më tepër, era e rëndë që lëshojnë këto plehra e bën situatën aspak normale edhe për vetë banesat dhe bizneset që ndodhen aty pranë. Sigurisht një tjetër anë negative që sjell kjo papërgjegjshmëri e dorës së njeriut shpesh-herë ka sjellë edhe katastrofa ekologjike.

Pavarësisht kësaj, shpeshherë është dëgjuar në deklarata të ndryshme të institucioneve përgjegjëse se do të ndalohet rreptësisht hedhja e mbeturinave dhe do të ndëshkohen përsonat që shkaktojnë dëme në mjedis, por deri tani nuk ka gjë konkrete për të ndëshkuar të tillë persona.

Shpërndaje