Rifillojnë punimet në “Et’hem Kazazi”/ Banorët vlerësojnë ndërhyrjen për rikonstruksionin e rrugës…

Shpërndaje

Rruga Et’hem Kazazi, një ndër segmentet më të amortizuara në Shkodër, ku nuk kishte njohur investime prej shumë vitesh po i nënshtrohet rikonstruksionit.

Përgjatë kësaj rruge e cila ka një gjatësi prej më shumë se një kilometër, qarkullimi për shumë vite ka qenë tepër i vështirë duke e bërë thuajse të pamundur kalimin nga mjetet motorike kryesisht në ditët me reshje.

Punimet janë rikthyer gjatë këtyre ditëve pasi ishin ndërprerë prej disa muajsh, ndërsa priten të përfundojnë brenda afatit të përcaktuar. Investimi që kap vlerën e rreth 5.7 milion lekëve të rinjë po bëhet nga të ardhurat e bashkisë së Shkodrës dhe pritet t’i shërbejë për një numër të lartë banorësh që jetojnë në këtë zonë.

Shpërndaje