Rezistenca shqiptare kundër fashizmit, Muzeu Historik i Shkodrës përkujtoi datën historike të 7 prillit 1939…

Shpërndaje

7 Prilli i vitit 1939 do të shënonte pushtimin e vendit tonë nga Italia fashiste e Benito Mussolini-t. Në vazhdën e përkujtimit të disa ngjarjeve historike, Muzeu i Shkodrës përkujtoi rezistencën shqiptare të atij momenti.

“7 Prilli nuk duhet parë si një ditë pushtimi, por si një pikë kthese për shoqërinë shqiptare”, u shpreh përgjegjësi i muzeut, Sokol Parmeza.

Përkujtimi i ngjarjeve të tilla me rëndësi historike do të vijojë të jetë në vëmendjen e Muzeut Historik të Shkodrës.

Gjatë aktivitetit, të pranishmit bashkëndanë fakte, histori dhe mendime të lidhura me ngjarjen në fokus. Gjatë muajit prill, në kalendarin e Muzeut Historik të Shkodrës do të kujtohet një tjetër ngjarje historike,  siç është ajo e rrethimit të Shkodrës në vitet 1912 – 1913.

Shpërndaje