Rexhvelaj: Shkëlqimi dhe shëmbja e Procesit të Primareve!…

Shpërndaje

Shkëlqimi dhe shëmbja e Procesit të Primareve!

U fol shumë për një standard të ri që Partia Demokratike vendosi për garën e primareve.

Realisht si demokrate dhe dashamirëse e garave demokratike, shumë njerëz si unë, e besuam dhe garuam me bindje se vertetë do të vendosej një standard i ri.

Fatkeqësisht kjo nuk ndodhi.

Procesi u deformua, shifrat u frynë sa u bëmë qesharak për publikun e gjërë.

Ajo që bije në sy është mosrreshtimi i njerëzve që fituan primaret dhe rreshtimi i atyre që kanë 20 vota, ose më pak.

Qershia mbi tortën e primareve është lajmi i fundit ku rezulton kandidat në listën e Shkodrës Aurel Markaj kryetari i komisionit të primareve në Malësinë e Madhe.

Nuk kam asgjë personale me Aurelin, por mëqënse ka pas ëndërr dhe aspirata për Deputet pse nuk garoj si ne?
Pse nuk ndoqi procedurën e rregullt të kandidatëve të tjerë?
Pse bëri kryetarin e komisionit në Primare dhe sot ai rezulton në listë?

Dua të di publikisht mbi çfarë kriteresh dhe mbi cilën pikë të statutit e keni mbështetur në këtë rast ?

Dhe sa demokratike është kjo?

Se këto 48 orët e fundit jemi bërë barcaletë në Malësi 🫣🫣

Mos është ky shpërblimi për mbushjen e kutisë në Malësi apo thjesht rastësi?!

Hajde, “Suksese në jetë!”

Mimoza Rexhvelaj

Shpërndaje