Revanshi i Mc Gregor ndaj Khabib, ja sa kushton beteja e madhe në UFC

Share your love

Mc Gregor arriti të mposhtë rivalin e tij Cerrone Donald “Cowboy” për 40 sekonda në ndeshjen e fundit, por egoja e tij nuk plotësohet me vetëm një ndeshje. Për shumë sportdashës kjo duket periudha më në formë e Conor, pasi ai u rikthye në një fitore historike, por a e dini sa do ti kushtoje UFC një tjetër ndeshjes midis tyre?

Po diskutohet për një “rematch” të ndeshjes Conor McGregor-Khabib Nurmagomedov, por një betejë e tillë do t’i kushtojë UFC plot 100 milion dollarë, para të cilat do t’i kalojnë këtij të fundit.

Khabib përveç faktit që është një kampion, dëshiron të promovojë veten e tij dhe në pjesën  reklamuese pas një sërë kritikash. Të presim dhe të shohim nëse një ndeshje e tille e peshave të lehta në UFC do të ndodhe në të ardhmen, ku padyshim do të ishte përballja e dekadës dhe një ndeshje plot surpriza e emocione.

Share your love