E projektuar nga Kolë Idromeno, godina historike e ish-konsullatës italiane në Shkodër, po kthehet në një qendër kulturore.
Ministrja e Kulturës Elva Margariti ndau momente nga prezantimi i këtij projekti në godinën e ish-konsullatës italiane në Shkodër.
“E ndërtuar në vitin 1861, pasi ka kryer një sërë funksionesh që nga ai diplomatik, fetar, ushtarak, kulturor, po restaurohet për t’iu dhënë përfundimisht Shkodrës e shkodranëve, por edhe kujtdo që bujt në këtë qytet mikpritës dhe djep kulture”, tha ajo.
Margariti shprehu bindjen se “shumë shpejt do të rikthehemi në përfundim të punimeve në këtë monument kulture të kategorisë I”.