Reshjet risjellin problem/ Në lagjen “Mark Lula” në Shkodër, rrugët mbushen me ujë…

Shpërndaje

Reshjet e 24 orëvë të fundit kanë shkaktuar probleme në disa prej rrugëve në lagjen “Mark Lula”, në qytetin e Shkodrës.

Një situatë kjo që nuk po gjen zgjidhje pavarësisht ankesave të vazhdueshme të banorëve.

Situata bëhet më e vështirë për fëmijët e vegjël të cilët e kanë të pamundur të kalojnë përmes gropave me ujë për të shkuar në shkollë. 

Një situatë e tillë në lagjen “Mark Lula” vijon prej më shumë se 30 vitesh.

Ende deri më tani nuk është marrë asnjë masë për t’i dhënë zgjidhje problematikës.

Shpërndaje