Reshjet në Shkodër, Rama: Në krahasim me 2010 situata është përmirësuar tërësish!

Shpërndaje

Kryeministri Edi Rama ka vizituar të martën Shkodrën pas reshjeve të shumta të shiut që kanë rënë ditët e fundit.

Rama ka mbrojtur me këtë rast investimet e kryera nga qeveria e tij, ndërsa ka bërë krahasim me pasojat e përmbytjeve të vitit 2010, kohë në të cilën qeveriste kreu i PD Sali Berisha.

Në SHKODËR tek harku i Bërdicës, ku në krahasim me 2010 situata është përmirësuar tërësisht” shkruan zoti Rama në rrjetet sociale. “Nga 12 mijë banorë të evakuar atëherë, sot vetëm 22, nga 2800 banesa të përmbytura sot asnjë shtëpi e mbuluar nga uji, nga 14 mijë hektarë të përmbytur sot vetëm 1 mijë e 300 hektarë, të gjitha këto sipas të dhënave zyrtare të publikuara nga vetë Bashkia Shkodër” shkruan Rama.

Shpërndaje