Reshjet e dendura të shiut kanë përfshirë gjithë territorin shqiptar. Situata duket më problematike në Shkodër, Lezhë, Kukës, Vlorë dhe Gjirokastër.
Autoriteti Rrugor shqiptar ka njoftuar se në aksin Bajram Curri-Valbonë, qarkullimi po bëhet vetëm në njërën korsi pasi ka pasur rënie gurësh dhe inertesh.
Në Shkodër 400 ha në Fushën e Murriqanit nën ujë. Disa fshatra janë pa drita, probleme në rrugët dytësore. Nga inertet është bllokuar rruga kryesore në Zues dhe lejohet lëvizja në një korsi. Përroi Nikgjonaj në Theth ka dalë nga shtrati dhe ka përmbytur tre banesa sipas mediave.
Ndërsa në Gjirokastër, si pasojë e reshjeve të dendura, disa fshatra kanë mbetur pa energji elektrike që prej mesnatës.
“Reshje me intensitet kanë përshkuar të gjithë vendin, pa bllokuar qarkullimin në akset kombëtare
Ka pasur rënie të inerteve në trup të rrugës më të shpeshta në Rajonin Verior, dhe pemë të këptura, si në Vlorë-Orikum të cilat janë pastruar menjëherë
Në aksin Bajram Curri-Valbonë ka pasur rënie gurësh dhe inertesh, qarkullimi për momentin kryhet me një korsi. Kontraktorët me mjete e punëtorë janë në terren për të mbajtur qarkullimin në normalitet”-thuhet në njoftimin e ARRSH.