Këtë të dielë parashikohet ndikim i masave ajrore të paqendrueshme.
Moti do të mbizotërojë me vranësira shtresore të dendura gjatë gjithë ditës së sotme.
Reshjet e shiut do të jenë të herëpashershme me intensitet të ulët, lokalisht deri mesatar në veri. Në relievet malore reshje dëbore.
Era do të fryjë me drejtim juglindje-verilindje e lehtë e mesatare në bregdet. Valëzimi në dete i forcës 2 deri 4 ballë.