Kryeministri Edi Rama ka reaguar në Twitter pas lajmit të publikuar një ditë më parë në televizionin shtetëror italian RAI 3, ku thuhej se kultivimi i kan.abisit është rritur me 1200%.
“Lajmi i mbrëmshëm në RAI 3 mbi gjoja 12-fishimin e kultivimit te kan.abisit në Shqipëri është një turp gazetaresk, pa asnjë lidhje me realitetin e monitoruar dhe certifikuar nga vetë Guardia di Finanza! Uroj që partnerët tanë të shkëlqyer ta thonë vetë pa humbur kohë të vërtetën!”, shkruan Rama.