Burime për Faxweb.al bëjnë me dije se një grup i forcave RENEA janë stacionuar në Surrel tek shtëpia e kryeministrit Edi Rama ndërkohë që grupe të tjera po bëhen gati të zbresin në terren.
Ndërkohë godina e kryeministrisë është rrethuar prej orësh nga forca të Gardës së Republikës dhe efektivë të Policisë kur kanë mbatur diçka më shumë se 60 minuta nga nisja e tubimit mbarëkombëtar të thirrur nga Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit mbështetur nga të gjitha partitë opozitare
Këto të fundit kanë zhvilluar mbrëmjen e kaluar takime me kryesitë përkatëse ku janë caktuar punët për të mobilizuar sa më shumë qytetar në tubim
Basha dhe Kryemadhi kanë deklaruar se pjesmarrja do të jetë masive, ndërkohë që me shembjen e Teatrit Kombëtar pa gdhirë mirë ditën e Hënë, janë ndezur gjakrat.
Dhùna dhe pérplasjet e djeshme janë një sinjal i fortë se protesta e sotme që do të nisë në sheshin para Ministrisë së brendshme nuk do të jetë aspak e qetë, ndërsa theksojmë se janë ende në fuqi masat e ndërmarra për shkak të pandemisë dhe në kuadër të gjendjes së jashtëzakonshme