
Një operacion i gjerë policor është zhvilluar mbrëmjen e djeshme në qytetin e Shkodrës nga forcat speciale RENEA. Gjatë këtij aksioni janë ushtruar kontrolle në disa zona urbane dhe njësitë administrative përreth qytetit.
Burime nga policia bëjnë me dije se gjatë këtij operacioni janë shoqëruar pesë persona për verifikime të mëtejshme. Po ashtu, në njësinë administrative Rrethina është zbuluar një ambient i përshtatur për kultivimin e lëndëve narkotike, i njohur si “shtëpi bari”.
Ky operacion kishte si synim identifikimin dhe kapjen e personave me precedent penal, të cilët dyshohen se janë të përfshirë në disa ngjarje kriminale të ndodhura kohët e fundit në zonë.