Forcat RENEA kanë zhvilluar një aksion blic në fshatin Nikël tëFushë-Krujës. Mësohet se aksioni ka nisur mbrëmjen e djeshme.
Bëhet me dije se janë ushtruar kontrolle në disa banesa të personave me rekorde kriminale. Gazetarja Xhensila Kodra raporton se janë kontrolluar 7 banesa, me vendim gjykate dhe nuk janë ekzekutuar urdhër-arreste. Pjesë e kontrollit kanë qenë banesat e Valter dhe Durim Bamit. Gjithashtu është kontrolluar edhe banesa e Ylli Çangu. Kontroll është ushtruar edhe në shtëpinë e Ervin Kodra, kushëriri i Durim Bamit.
Kontrollet janë bërë për të siguruar prova të reja lidhur me ngjarjet e kaluara kriminale të pazbardhura. Ndërkohë, pas kontrollit në banesat nuk janë gjetur prova të reja apo sende te jashtëligjshme. Janë sekuestruar vetëm disa aparate celulare.
Për disa orë Nikla ka qenë në shtetrrethim, e rrethuar nga fora të shumta. Pritet që në vijim të jepen detaje të hollësishme rreth këtij operacioni të befasishëm. g.v/abcnews.al