Rëndohet tragjedia/ Bashkë me basketbollistin humb jetën edhe vajza e tij

Të dhëna tronditëse raportohen nga mediat amerikane lidhur me aksidentin tragjik të legjendës së basketbollistit Kobe Bryant.

Sipas medieve amerikane në bord Kobe Bryant ka qenë edhe me vajzën e tij, Gianna Maria 13-vjeçe, e cila gjithashtu ka humbur jetën.

Ndërkohë në helikopter ishin edhe 3 persona të tjerë, identiteti i të cilëve nuk dihet ende.
Nga rrëzimi i helikopterit nuk mbijetoi asnjë person, ndërsa po hetohet për të mësuar më shumë për këtë tragjedi