Rëndohet gjendja e grevistëve/ Naftëtarët e Ballshit refuzojnë negociatat me kompaninë

Shpërndaje

Gjendja e grevisteve ne Pocem dhe Ballsh eshte renduar. Disa prej puntoreve jane derguar me urgjence ne spital. Megjithate naftetaret kane refuzuar te largohen nga ambjentet ku jane ngujuar deri ne plotesimin e e kerkesave.

Ky është momenti kur nje punonjës i nenstacionit elektrik të Pocemit del nga greva pasi gjendja e tij shëndetësore u përkeqësua.

Ai u dërgua në urgjencën e spitalit të Ballshit ku mori ndihmë mjekësore.

Por pavaresisht perkeqsimit te gjendjes shendetsore në ditën, grevistët thonë se nuk do të tërhiqen deri ne plotesimin e kerkesave te tyre.

Situatë e agravuar paraqitet dhe ne uzinën e Ballshit, aty ku naftëtarët kanë hyrë në ditën e 9 të grevës së urisë. Kompania u kaloi të gjithë punëtorëve një rrogë në llogarinë bankare, por grevistet refuzua. Nje perfaqsi e tyre u nisën drejt uzinës ku tentuan të futen me forcë por u ndaluan nga organizatorët e grevës së urisë.

Deri më tani palët kanë zhvilluar disa herë takime por nuk kanë arritur të gjejnë një zgjidhje.

Shpërndaje