Njoftim për konsultim me publikun – Për Vlerësimin e Ndikimit në Mjedis të Projektit “REHABILITIMI/NDËRTIMI I TRE (3) MOLEVE, SHKODËR, SHIROKË DHE ZOGAJ”
Bashkia e Shkodrës fton për informim dhe konsultim publik këshilltarët, qytetarët, teknicienët dhe palët e interesuara në diskutimin mbi VNM (Vlerësimit të Ndikimit në Mjedis) e projektit “REHABILITIMI/NDËRTIMI I TRE (3) MOLEVE, SHKODËR, SHIROKË DHE ZOGAJ”.
Përzgjedhja e Bashkisë Shkodër në zhvillimin e këtij projekti, që mbështetet nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit dhe zbatohet nga GEOSAT, plotëson një nga komponentët dhe planet tona afatgjata për të pasur edhe një herë, si vitet e mëparme, lundrim në Liqenin e Shkodrës.
Takimi do të zhvillohet në sallën e Këshillit të Bashkisë, ditën e premte, datë 3 dhjetor, ora 11:00.