Rehabilitimi i rrugëve të qytetit/ Bulevardi “Mehmet Pashë Plaku” do të rivishet me asfalt…

Shpërndaje

Një tjetër investim në infrastrukturë i shtohet Shkodrës. Këtë të martë ka nisur puna për reabilitimin e bulevardit “Mehmet Pashë PLaku”, nga Sheshi Perash në dalje të qytetit të Shkodrës. Firma kontraktuese ka nisur gjatë ditës së sotme heqjen e shtresës së vjetër asfaltike ndërkohë që në projekt është riveshja e plotë e këtij segmenti që ishte amortizuar në vite.
Për të ndjekur nga afër punimet ka qënë vetë kryetari i bashkisë Shkodër Benet Beci i cili ka deklaruar se këto ndërhyrje janë në kuadër të një pakete për përmirësimin e infrastrukturës rrugore në Shkodër dhe në njësitë administrative. Ky investim i radhës vjen pas përfundimit edhe të disa ndërhyrjeve të tjera në infrastrukturë, si në njësinë administrative Bërdicë, Guri i Zi, në rrugën e gjanë në Shkodër dhe tashmë me një tjetër segment që do të rikonstruktohet nga Sheshi Perash në Bulevardin “Mehmet Pashë Plaku”

Shpërndaje