Kydret Shatza është një ndër regjistruesit i cili për 6 javë ishte pjesë e ekipit, kryesisht për komunitetet rome dhe egjyptiane në Shkodër. Kydreti është edhe përfaqësues i shoqatës së këtyre komuniteteve. Ai tregon se në tërësi nuk ka patur vështirësi, 80 pyetje janë sqaruar me detaje. Shatza tregon se kur bëhet fjalë për komunitetet vështirësia ishte tek pritshmëritë që ky komunitet ka, duke ngatërruar regjistrimin me ndihmat ekonomike. Mbi 1 mijë familje janë regjistruar si pjesë e komunitetit egjyptian dhe 50 familje të komunitetit rom thotë Shatza.
Të pyetur edhe vetë komuniteti banorët e komunitetit egjyptian thonë se kanë pranuar të regjistrohen. Ndryshe nga komuniteti egjyptian, komuniteti rom për shkak edhe të levizjes që bëjnë nga njëri qytet në tjetrin ka patur vështirësi në regjistrim. Megjithatë përfaqësues të regjistrimit të popullsisë tregojnë se janë në provë të mbledhjes së të dhënave dhe deri në përfundim nuk mund të japin statistika mbi regjistrimin e popullsisë.