Reagon Bashkia e Shkodrës: Nuk kemi detyrime, kemi performancën më të mirë financiare më 2019…

Shpërndaje

Bashkia e Shkodrës sqaroi sot se për vitin 2019  ka pasur performancë të mirë financiare dhe borxhet në raport me shpenzimet faktike të vitit 2019 ishin 13% dhe jo 142% siç raportoi në Kuvend Kontrolli i Lartë i Shtetit në raportin e për zbatimin e buxhetit 2019. 

“Në raport KLSH ka shënuar gabim vlerën e shpenzimeve faktike të Bashkisë Shkodër për vitin 2019. Shpenzimet faktike të Bashkisë Shkodër nuk janë 268,114 mijë lekë, por 2,287,530 mijë lekë. Për këtë arsye Raporti Stoku i detyrimeve/Shpenzime, është përllogaritur gabim. Bashkia Shkodër nuk ka shpenzime sa kanë bashkitë e vogla si Finiq, Klos, Prrenjas, Pukë, Has, Kolonjë, Peqin., etj., përbën nonsens.

Bashkia Shkodër ka gjendje lekë (cash) në llogarinë e saj 520 “Disponibilitete në thesar” 629,2019,160 lekë, të cilat i mbulojnë të gjitha detyrimet sipas pasqyrave financiare. Edhe vetë raporti i KLSH-së e konfimon këtë!, duke pohuar që “Konstatohet se, Bashkia Shkodër ka trashëguar të ardhura të papërdorura në vlerën për 724 milion lekë dhe një stok të detyrimeve për 381 milion lekë. Pra nëse kjo bashki do të kishte mundësi të përdorte të ardhurat ajo jo vetëm nuk do të kishte stok të detyrimeve të prapambetura dhe të klasifikohej si një bashki me probleme serioze financiare por do të trashëgonte të ardhura të pa përdorura në vlerën për 343 milion lekë.”, sqaruan burimet zyrtare të Bashkisë Shkodër.

Kontrolli i Lartë i Shtetit ka dorëzuar më herët gjatë muajit tetor në Kuvend një raport voluminoz mbi zbatimin e buxhetit faktik të vitit 2019. Por nga verifikimi i të dhënave shihet se, KLSH kur ka llogaritur gabim raportin e detyrimeve me shpenzimet faktike të vitit 2019,duke raportuar shpenzime një vlerë të vogël 268 milionë lekësh për vitin, kur në fakt në fakt shpenzimet reale të ishin mbi 2.2 miliardë lekë. Ky gabim i KLSH-së e ka renditur Bashkinë Shkodër si një ndër 7 njësitë vendore në kolaps financiar, kur në fakt situata është tjetër,

Bashkia trashëgoi më 2019 rreth 382 milionë lekë detyrime, ndërsa shpenzimet e vitit ishin më shumë se 2.2 miliardë lekë. Raporti borxh/shpenzime që tregon cilësinë e menaxhimit financiar  e rendit atë në mesin e 19 Bashkive me përformancën më të mirë për vitin 2019, ku detyrimet janë më të vogla se 15 % e shpenzimeve faktike.

Nëse qeveria do të alokonte Bashkisë Shkodër të ardhurat e papërdorura nëvlerën për 724 milion lekë, atëherë kjo shumë do të mjaftonte për shlyerjen e detyrimeve të prapambetura dhe të klasifikohej si bashki me suficit të ardhurash.

Për më tepër, Bashkia e Shkodrës pretendon nëpërmjet pasqyrave financiare të dorëzuara në Ministrinë e Financave se detyrimet e prapambetura më 2019 ishin 290 milionë lekë, vlerë kjo sa 13 % e shpenzimeve faktike të vitit ushtrimor.

Shpërndaje