Reagon Agron Çela: Vazhdoj angazimin tim maksimal të udhëheq fushatën e LSI në Shkodër…

Shpërndaje

Pas lajmeve se Agron Çela mund të ketë braktisur LSI-në, ka reaguar me anë të nje statusi në facebook ku i quan këto lajme aspak të vërteta, duke deklaruar se do të vijoje me angazhimin e tij maksimal për të udhëhequr fushatën politike të LSI në qarkun e Shkodrës.

“FUSHATA E LAJMEVE TE RREME DHE SHPIKJES SE KONFLIKTEVE TE PAQENA PER FAT TE KEQ KA NISUR PREJ KOHESH.

PREJ DITESH PORTALE TE NDRYSHME, KANE NISUR TE ETIKETOJNE EMRIN TIM, SI NJE PREJ EMRAVE QE KAM BRAKTISUR LSI-ne. I GJENDUR PERBALLE NJE TE PAVERTETE TE MADHE, DEKLAROJ ME SERIOZITET DHE PERGJEGJESI TE PLOTE, SE VAZHDOJ ANGAZHIMIN MAKSIMAL TE UDHEHEQ FUSHATEN POLITIKE TE LSI NE QARKUN SHKODER.

DUKE QENE I VETMI DEPUTET I QARKUT SHKODER QE JETOJ NE SHKODER, DUKE MOS U SHKEPUTUR NE ASNJE MOMENT NGA KOMUNITETI QE JAM ZGJEDHUR, DUKE QENE ZERI I QINDRA ANETAREVE TE LSI DHE I TE GJITHE KOMUNITETIT TE QARKUT SHKODER, QE JO VETEM ME KANE BESUAR PERFAQESIMIN NE KUVEND, POR TEK UNE DHE FORCA POLITIKE QE PERFAQESOJ KANE GJETUR NJE DERE TE HAPUR PER ÇDO SHQETESIM TE TYRIN. TE TILLA LAJME JANE TERESISHT TE PAVERTETA. LSI QARKU SHKODER NUK E NDAL ASKUSH DHE ASGJE PERBALLE KAUZES SE SAJ PER TE QENE ZERI I QYTETAREVE DHE PER TA VAZHDUAR MISIONIN TONE QE SHKODRA DHE SHQIPERIA TE JENE SHTEPIA JONE E PERBASHKET.”

Shpërndaje