Rama zbulon sa individë/ familje do të përfitojnë nga paketa e zgjeruar: Në maj jemi gati për një të tretë

Shpërndaje

Kryeministri Edi Rama ka zbuluar se janë janë 176 mië familje dhe individë që do të përfitojnë nga kjo paketë e zgjeruar ekonomike.

Ai tha se kjo është një ndihmë për 40- ditëshin e ardhshëm të luftës teksa paralajmëron edhe një paketë të tretë mes 20- 25 majit duke parë ecurinë në luftën kundër COVID_19 sa i përket humbjeve të jetëve si dhe ekonomike.

”Paketa e parë na ndihmoi në zbutjen e dhmbjeve të atyre që u prekën menjëherë.
Ato që u mbyllën me urdhër të qeverisë bizneset, dyqane dhe pensionistët. Ndihma ekonomike u dyfishua. Atyre të biznesit të vogël ju akordua një ndihmë. Pensionistëve ju rrit pensioni. Mbështetja nuk do të mbaronte aty. Mbasi kemi ndjekur me vëmendje dinamikën në luftën për jetën edhe ekonomisë tani është momenti ta zgjerojmë. Plot të tjerë janë goditur drejtpërdrejt dhe me të drejtë kërkojnë dhe meritojnë ndihmë. Goditjet kanë qenë valë valë, por kjo paketë e zgjeruar do të mbështesë plot 176 mijë të tjerë individë dhe familje.
Të cilët e thashë nuk janë goditur të njëjtën kohë dhe nuk i përkasin të njëjtën kategori. Por do i japim mjetin financiar për t’ja lethësuar 40 ditëshin vendimtar deri në fund të majit.

Pse deri në fund të majit? Sepse mendojmë se duke mbajtur fort zinxhirin e solidaritetit do të ulim kurbën dhe do lëvizim jashtë perimetrit duke mundësuar kthimin në punë në kushte strikte. Ata që do përfitojnë nga kjo paketë. Ne jemi gati për paketën e tretë mes datave 20- 25 maj duke parë dinamikën dhe do jemi në gjendje t’i gjejmë mundësintë t’i jemi në mbështetje atyre që nuk kanë mundësi të dalin nga perimetri. Pra të rezistojnë pa makthin e zbrazjes së plotë të arkës së familjes.”- tha Rama.

(BalkanWeb)

Shpërndaje