Rama vizitë zyrtare në Turqi, merr pjesë në TRT World Forum: Mbledh çdo vit në Stamboll vendimmarrës të lartë…

Shpërndaje

Kryeministri i vendit Edi Rama po zhvillon një vizitë zyrtare në Turqi.

Gjatë kësaj vizite, Kryeministri Rama ka marrë pjesë në TRT World Forum, një platformë që mbledh çdo vit në Stamboll politikëbërës e vendimmarrës të lartë.

Përmes një postimi në faqen e tij zyrtare në Facebook, Rama shkruan se ky forum është një platformë e njohur për cilësinë e debatave mbi axhendat globale dhe rajonale.

“Në TRT World Forum, një platformë e njohur për cilësinë e debateve mbi axhendat globale dhe rajonale, e cila mbledh çdo vit në Stamboll politikëbërës e vendimmarrës të lartë”, shkruan Kryeministri Rama në Facebook.

Shpërndaje