Kryeministri Edi Rama në një deklaratë për mediat i kërkoi ambasadës së Iranit që të largojë të gjithë stafin. Ai u la afat vetëm 24 orë.
“Këshilli i Ministrave ka vendosur me efekt të menjëhershëm ndërprerjen e marrëdhënieve diplomatike me Republikën Islamike të Iranin. Ky vendim i është bër e ditur me notë zyrtare ambasadës së Iranit të cilës i është kërkuar largimi brenda 24 orëve nga territori i Republikës së Shqipërisë i të gjithë personelit diplomatic dhe tekniko- administrativ, përfshirë edhe personelin e sigurisë“, u shpreh Rama në një deklaratë për mediat.
Vendimin vjen, pasi Tirana zyrtare është bindur se pas sulmit kibernetik disa javë më parë në Shqipëri qëndron regjimi i Teheranit.