Kryeministri Edi Rama ka publikuar në rrjetet sociale pamje nga punimet që po kryhen për ndërtimin e molit pranë Urës së Bunës në Shkodër.
Rama shprehet se ky është moli i tretë pas atij në Zogaj dhe Shirokë.
Ai shprehet se ndërtimi i këtij moli është pjesë e projektit të madh për transformimin e hyrjes së Shkodrës, që do ta kthejë këtë pjesë të qytetit në një nga zonat urbane më të bukura në vend.
Më herët, Kryeministri Rama ka publikuar detaje nga ndërtimi i një parku multifunksional buzë Bunës, një nga projektet strategjike për transformimin e Shkodrës nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit, me financim 100% të qeverisë shqiptare.
Ai ka bërë me dije se projekti përfshin krijimin e një parku multifunksional buzë Bunës, me një hapësirë prej 18 hektarësh.
Pjesë e projektit është porti pranë Urës së Bunës si një pol i ri turistik, si dhe ngritja e një muzeu që do të nxjerrë në pah për vizitorë e turistë historinë rrezatuese të Shkodrës në shekuj.
Kreu i Ekzekutivit ka theksuar se ky projekt do të ketë impakt të lartë edhe në lehtësimin e qarkullimit dhe reduktimin e trafikut në qytet, pasi parashikon zgjerimin e rrugës nga Harku i Bërdicës tek Ura e Bahçallëkut përfshirë dhe zgjerimin e urës në katër korsi”.