Aktori Florjan Binaj i është bashkuar protestës së qytetarëve para Kryeministrisë kundër rrijes së çmimeve, të bukës, karburantit dhe energjisë.
Binaj tha se qeveria duhet të mbaj përgjegjësi për situatën dhe se qytetarët nuk mund të paguajnë dhë për gabimet që bënë vet mazhoranca.
Thirrja për protestë është bërë në rrjetet sociale për t’u mbledhur para Kryeministrisë, ndërsa qytetarët shprehen se rritja e çmimeve e bënë edhe më të përballueshme jetën e tyre. Paralajmërimi për një rritje të çmimit të energjisë elektrike për shkak të krizës globale të energjisë ka shtuar edhe më shumë stresin dhe pakënaqësitë tek shqiptarët.
Në lidhje me protestën ka reaguar edhe ambasada e SHBA. Ku u bën thirrje shtetasve amerikanë të shmangin turmat në lokacione të ndryshme, pasi protesta mund të jetë paqësore por mund edhe të mos jenë të tilla.