Rama shpall “Dëshmorë të Atdheut” 4 viktimat e 21 Janarit: Ka ardhur koha për të bërë një reflektim, ajo protestë shërbeu për të nxjerrë llumin e…

Shpërndaje

Kreu i qeverisë Edi Rama është duke mbajtur një fjalim pas takimit me familjarët e viktimave të 21 Janarit, të cilëve qeveria iu ka akorduar titullin “Dëshmor i Atdheut”. Rama tha se kur kanë kaluar 10 vite nga 21 Janari, është momenti për të reflektuar e për të nxjerrë në pah llumin e politikës e drejtësisë që u bë e njohur në sytë e të gjithëve.

Pjesë nga deklarata e Ramës:

Në këtë 10 vjetor të 21 Janarit, qeveria e Republikës së Shqipërisë ka vendosur që të japë titullin e lartë të ‘Dëshmorit të Atdheut’ për 4 dëshmorët e protestës paqësore të 21 Janarit.

Njëkohësisht sot është dita për të bërë një reflektim pas këtij rrugëtimi 10-vjeçar, në përpjekjen për të kuptuar bashkërisht se si ajo ngjarje tragjike dhe katër jetë të pafajshme të humbura kanë ndikuar historinë tonë të re në dy drejtime themelore, nga njëra anë në drejtim të marrëdhënies së qeverisë me protestën dhe nga ana tjetër në drejtim të transformimit të sistemit të drejtësisë.  

21 Janari përtej plagëve të pangushëllueshme që hapin shpirtin e familjeve të 4 dëshmorëve, dhe përtej plagës së madhe që hapin në shoqërinë tonë, shërbeu për të nxjerrë në pah në sytë e të gjithëve llumin e politikës dhe të drejtësisë.

Për tu përulur me mirënjohje të madhe përpara 4 dëshmorëve, humbja e jetëve të cilëve, fatkeqësisht, vuri vijë të kuqe, duke bërë të pakapërcyeshme, forcën e shtetit në raport me njeriun dhe të drejtën për të protestuar.

Unë jam krenar që ne si pjesë e kësaj përpjekje, në një kohë tjetër, me marrjen e qeverisë së vendit, kemi treguar vullnet të palëkundur për të garantuar për të gjithë dhe gjithmonë të drejtën për të protestuar dhe në situata shumë herë më dramatike, nga pikëpamja e kërcëenimit të fuqisë së protestëës,.

Kemi garantuar trajtim propocianal, duke siguruar në çdo rast që në radhë të parë jeta e protestuesit të mos vihet kurrsesi në rrezik. Integriteti i shoqërisë të mos shkelët në emër të mbrojtjes së gardhit, pavarësisht protestave të përsëritura.

Janë të gjithë dëshmitarë të së vërtetës që është kthyer në nornë. Pra që protesta ësht e drejta e shprehjes së nevojës për t’u dëgjuar. Si asnjëherë më parë, qeveria ka pasur jo vetëm vullnetin për të dëgjuar , por dhe karakterin për të reaguar, deri dhe për të kërkuar ndjesë kur protesta ka shpalosur përmes të drejtës dhe arsyes.

Natyrisht, nëse protesta është një e drejtë e padiskutueshme, e drejta sështs gjithmonë me ata qe protestojnë. Por n të gjitha rastëet, garantimi i ksaj të drejte kushteutses eshte detyre për ata q qeverisin. Nuk ka më asnjë krahasim me 21 janarin dhe kuklturën e degradimit të pushtetit,.

Shpërndaje