Kryeminsitri Edi Rama është përplasur me analistin Andi Bushati teksa po diskutonin mbi situatën ekonomike në Shqipëri pas COVID-19 dhe mundësinë e një tjetër pakete mbështetëse për ata që kanë humbur punën.
Debati nisi lidhur me shifrat. Rama i tha Bushatit se abuzohet me shifrat, ndërsa analisti iu përgjigj “të paktën nuk i vjedh shqiptarët”.
Kjo e “acaroi” kryeministrin Edi Rama, i cili akuzoi sërish Bushatin për shpifje.
Debati
Rama: Bërë mirë që u tërhoqe se për turpin tënd dhe të profesionit tënd fjalën vjedhje e ke në majë të gjuhës.
Bushati: Ju ftoj t’i flasim njëri-tjetrit me ju
Rama: Ti nuk e meriton ju-në time
Bushati: Është çështje edukate
Rama: Në mënyrë të përsëritur t’i shpif, por nuk e bën dot në sytë e mi
Bushati: Po, po.
Rama: Bëre mirë që u tërhoqe.
Bushati: Po, ju nuk keni përgjigje sa të pa punë nuk kemi.
Rama: Por shifrat, nuk janë për të luajtur.
Bushati: Po, ka dhe ekonomi kriminale.
Rama: Më ler të flas dhe mos më ndërprit më.
Bushati: Po nuk po marr përgjigje.
Rama: Unë kam, thënë që mund të ketë një paketë të tretë Por sot nuk ka nevojë për një paketë të tretë.