Rama: Përgjysmohet tatimi për pagat 400-500 mijë Lekë…

Shpërndaje

Kryeministri Edi Rama ka bërë një tjetër njoftimin për uljen e taksave mbi pagat. Sot kreu i qeverisë njofton se do të përgjysmohet tatimi për pagat nga 400 deri në 500 mijë Lekë të vjetra.

Nga kjo nismë do të përfitojnë rreth 60 mijë persona.

Një ditë më parë Rama njoftoi se do të ulet nga 23% në 13% tatimi për pagat nga 1.5 milionë deri në 2 milionë Lekë të vjetra.

Ndërsa duke filluar nga 1 Korriku 2022, taksa do të bëhet zero për pagat deri në 400 mijë Lekë te vjetra.

Shpërndaje