Duket se tashmë retorika e fushatës zgjedhore e kryeministrit Rama do të përqendrohet në sulmin e kampit kundërshtar.
Edhe nga Kavaja sot, ai u shpreh se për PS-së është më e rëndësishme jeta e njerëzve, ndërsa tha se PD që kërkon të vijë në pushtet, po bën infektim masiv.
Rama: Lemerisur vendet më të zhvilluara, ne jemi detyruar të respektojmë këtë moment shumë të rëndësishëm të demokracisë dhe do e bëjmë deri në fund, duke komunikuar, por para PS e politikës, e votave e karrigeve, është shëndeti i të gjithëve. Nuk mund të trajtojmë njerëzit më besnikë, se ata që i fishkëllejnë e i thonë hajde se erdhi dhëndri, ata janë më besnikët, ata s’pyesin fare, po nuk i mbrojti udhëheqësi. Është e pa imagjinueshme që tani që ne kemi hyrë në fazën e vaksinimit masiv,jemi vendi i dytë në të gjithë Ballkanin, ata që duan të vijnë në pushtet, bëjnë infektim masiv. Bie tërmet, këta bëhen me tërmetin, bie flama në të gjithë botën, këta bëhen me virusin.
Sipas Ramës, kjo nuk është e djathta tadicionale, por KÇK dhe shtoi se Kavaja është në gjendje të bëjë diferencën.
Rama: Ajo nuk është e djathta tradicionale, por KÇK, dhe Kavaja sot është në gjendje të bëjë diferencën. Kur futeshe këtu, ishe sikur futeshe në një shteg kiameti në Palestinë, kam ardhur kur ishte koha e 2 gishtave në sy dhe ishte një tmerr, sikur hyje në një zonë lufte, mbledhur të gjithë, pa punë, ndriçim nuk kishte fare, një gjysmë errësirë dhe lukuni, dhe kjo ishte liri demokraci dhe gjëja që më ka bërë më shumë përshtypje ishte se qyteti ishte i mbushur në plehra. Ne nuk llokoçitemi në tavën e dheut dhe bëjmë muhabet për demokracinë, ai është varianti më i mirë, se ka dhe variantin me molotovëve e rrumpallë, ose hajdeni mblidhemi te sheshi i Kavajë, hip mbi makinë dhe mblidhen pishtarët dhe i fusin një fejesë me COVID-in dhe Zoti ju ruajtë, nuk do doja kurrë që t’ju dalë dasma prej hundës.