
Kryeministri Edi Rama, gjatë një takimi me qytetarët e Burrelit, ka prezantuar një ndryshim të rëndësishëm në politikën sociale të qeverisë. Ai bëri të ditur se nga viti 2026, bonusi i bebes do të rikonceptohet, duke ndryshuar mënyrën e shpërndarjes së ndihmave financiare për familjet me fëmijë të vegjël.
Sipas Ramës, ndihmat nuk do të jepen më në formën e çekëve, por do të zëvendësohen me pagesa mujore të drejtpërdrejta për familjet, bazuar në numrin e fëmijëve që ato kanë. Ky ndryshim ka për qëllim ta bëjë mbështetjen financiare më të qëndrueshme dhe më të thjeshtë për ata që kanë nevojë.