Pas përfundimit të mbledhjes së kryesisë së PS-së, ish-kryeministri Edi Rama tha se nëse Opozita nuk do të sjellin asnjë kontribut, nuk ka ndonjë dramë të madhe, s’është hera e parë.
Ai bëri me dije se nuk bëhet fjalë për negociata me Berishën dhe grupin e tij, të cilin e quajti si një përfaqësues i botës së përtejme.
Rama: Nuk a probleme afatesh, po ndërtohet procesi, do presim deri në momentin kur do të fillojmë procesin kur do të kemi emrat, nëse ata nuk do të sjellin asnjë kontribut, nuk ka ndonjë dramë të madhe, s’është hera e parë. Madje e kundërta. Ne kur ishim opozitë që s’kishim vota dhe e dinim që në fund gjasat do të ishte një partizan i PD-së, ne dhamë kontributin tonë, sepse kjo është opozita, pasi opozita është në Parlament për të dhënë kontributin e vet që të bindë pjesën tjetër, por që jo domosdoshmërisht arrin ta bindë pjesën tjetër.
Çfarë është ky komisioni i Rithemelimit se nuk e njoh? Me botën e përtejme PS nuk ka asnjë lidhje dhe nuk komunikojmë. Sa herë na jepet mundësia, do tu themi se përfaqësuesi i botës së përtejme është akoma gjallë, se nuk është koha për ta turpëruar Shqipërinë në këtë farë feje.