Rama: Në bisedime për të sjellë fabrikën e prodhimit të vaksinave në Shqipëri, brenda majit vaksinojmë 500 mijë qytetarë

Shpërndaje

Veç sigurimit të vaksinave anti-Covid, kryeministri Edi Rama pas mbërritjes në Rinas nga Stambolli ndau lajmin me gazetarët se ka nisur bisedimet për të sjellë në Shqipëri fabrikën e prodhimit të vaksinave.

Shefi i qeverisë tha se objektivi i qeverisë së tij është që brenda muajit maj, por me një tolerancë kohe deri në fund të qershorit, të jenë vaksinuar 500 mijë qytetarë shqiptarë.

Rama: Dua të ndaj një tjetër lajm  shumë të mirë, njëkohësisht kemi nisur edhe bisedat për të sjellë në Shqipëri fabrikën e prodhimit të vaksinave, një fabrikë e teknokogjisë së lartë që aktualisht është nga kompanitë më të mëdha farmaceutike në botë që bën edhe distribucionin e Sinovac. Një fabrikë prodhuese që do të hapë një tjetër faqe të rëndësishme në zhvillimin e sektorit të shëndetësisë në vendin tonë dhe do të jetë një pikë shumë e rëndësishme referimi për prodhime të cilësisë më të lartë.

Sot ne sjellim në Shqipëri 192 mijnë doza dhe brenda 60 ditësh por me një kalendar më të shpejtë se 60 ditë ne do të kemi 1.2 milion doza plus që na mundëson që menjëherë të shtrijmë vaksinimin në gjithë territorin dhe të nisim një proces shumë intensiv vaksinimi. Objektivi ynë është që deri në fund të muajit qershor, me një tolerancë se ne duam brenda majit të kemi vaksinuar gjysmë milioni shqiptarë. Sot që flasim në Shqipëri kemi 282 mijë vaksina, plus vaksinave që sapo mbërritën kemi edhe vaksinat AstraZeneca, Pfizer dhe Sputnik që bashkë janë 980 mijë.

Presim që këtyre vaksinave tu shtohen edhe 70 mijë Pfizer, 80 mijë AstraZeneca dhe 25 mijë vaksina Sputnik. Duke i bashkuar me 106 mijë vaksinat që janë në proces me BE bëjnë në total 871 mijë vaksina sëbashku me shumën e kontraktuar gjysmë milioni vaksina Sinovac. Kemi të kontraktuar 500 mijë vaksina Sinovac  por kemi siguruar 1 milion.500 mijë Pfizer janë të kontraktuara. Janë 1 milion 140 mijë të parapaguara me Covax. Në total shkojnë 2 milion  e 140 mijë. Duke pasur në gatishmëri nënshkrimin  e gjysëm milionit tjetër Sinovac ne shkojmë në 2 milion e 640 mijë vaksina të siguruara sot që flasim.

Shpërndaje