Kryeministri Edi Rama është pyetur ditën e sotme, në lidhje me publikimin e videos së drejtorit të Policisë së Shtetit Ardi Veliut, të mamasë së minorenit të dhu nuar në zonën e Liqenit në Tiranë. Rama mori në mbrojtje drejtorin e Policisë së Shtetit, ku tha se ka gabuar, por jam i prirur që ti besoj ndjesës së tij publike.
“Më lejoni ta sqaroj që sigurisht drejtori për të cilin kam konsideratën më të lartë për integritetin, profesionalizmin e rezultatet e arritura, në këtë rast ka gabuar pa diskutim. Ka gabuar e them pa asnjë rezervë ka gabuar, por jam më i prirur ti besoj ndjesës së tij publike dhe sqarimi që ai dha se sa gjithë moralistëve të mexhelisit të këtij vendi.
Është fare e qartë që nuk ishte një përpjekje për të justifikuar dhunën se polici për të cilin flitej është pezulluar menjëherë jo atë ditë, por më parë dhe është cuar në hetim penal, por ishte një përpjekje e keq shpjeguar për të thënë që dakort të gjitha por edhe familja ka përgjegjësinë dhe rolin e vet në mirëedukimin e mirëritjen e brezit të ri.
E thënë ashtu ishte gabim por preferoj ndjesën publike të tij dhe shpjegimet e dhëna prej tij e duke e njohur dhe vlerësuar për integritetin moral të pavënë në diskutim deri më sot nga askush, cështja për mua është e mbyllur.”- tha Rama.