Kryeministri Edi Rama, këtë të hënë pas zyrtarizimit të dy të prekurëve me koronavirus, ka zhvilluar një takim me krerët e komuniteteve fetare në vend, për të diskutuar në lidhje me masat që duhet të merren me ceremonitë fetare dhe të sensibilizohen besimtarët që të ruajnë veten dhe të tjetër. ”Mos shkoni aty ku ka epidemi, por nëse epidemia vjen aty tek ju mos lëvizni. Ky është i gjithë thelbi i kësaj epidemie”.
Nga ana tjetër, kreu i qeverisë kërkoi nga drejtuesit e komuniteteve fetare të inkurajojnë të moshuarit dhe personat me sëmundje kronike të qëndrojnë në shtëpi, pasi janë shtresa që koronavirusi tregohet më agresive. “Nuk jemi në një situatë ku të bëhet fjalë për mbyllje të kishave dhe xhamive. kërkohet që ju të sensibilizoni besimtarët më të moshuar dhe ata me sëmundje kronike që të qëndrojnë në shtëpi, pasi janë shtresa më vurnerabël dhe kjo sëmundje tregohet më agresive pikërisht me ta. Inkurajoni personat e tillë të qëndrojën në shtëpi”.
Zbatimi i rregullave bazë si mostakimi me njerëzit dhe distanca një metër, Rama tha se kërkohet një thyerje e ritualeve fetare në mënyrë që të frenohet përhapja e koronavirusit. Rama u kërkoi komuniteteve fetare që të shmanget puthjet, përqafimet apo lutjet ku besimtarët qëndrojnë shumë ngjitur me njëri-tjetrin. Për frenimin e koronavirusit dhe masat e marra nga qeveria e Ministria e Shëndetësisë, u vlerësuar nga të gjitha komunitetet fetare, ndërsa u shprehën në gatishmëri se do të bëjnë gjithçka është e nevojshme që të parandalojnë përhapjen e kësaj epidemia që ka gjunjëzuar botën.