Rama: Lidershipi i Ukrainës në rrezik për jetën, mos e dhëntë zoti të shohim vdekjen brutale…

Shpërndaje

“Lidershipi i Ukrainës në rrezik për jetën mos e dhëntë zoti të shohim në orët në vijim vdekjen e tyre brutale”. Kështu u shpreh kryeministri Edi Rama duke folur për situatën e luftës në Ukrainë.

I pyetur nëse Ukraina u la në baltë nga perëndimi, Rama mes të tjerash tha se “Nato është fuqia më e madhe ushtarake që ekziston dhe që ka ekzistuar”

A ka mundësi të kthehemi  te lufta e ftohtë? “Është herët për të bërë parashikime, koha do  tregojë çfarë do  dalë nga kjo krizë e tmerrshme. Çdo krizë është sa një problem i madh dhe kriza të tilla ku futet jeta e njeriut por është dhe një mundësi  e madhe. Se si del kjo mundësi e madhe mbetet për tu parë”, u përgjigj Rama gjatë konferencës me gazetarët.

Shpërndaje