Kryeministri Edi Rama ka deklaruar nga Shkodra se komunizmi ka vdekur para 30 vitesh, por disa ish-komunista po mbajnë peng qytetin dhe miletin për qëllimet e tyre. Sipas Ramës, komunizmi qëndron në këtë qytet si fantazëm, pasi ca ish-komunista kanë shpikur një luftë imagjinare që të mbajnë njerëzit të përçarë për interesat e tyre.
“Një turp që tregojnë simbolikisht një dallim të madh mes nesh dhe atyre ato duan ta mbajnë Shkodrën në këtë lloj gjendje pasi në këtë lloj gjendje mbretërojnë pa probleme. Komunizimi i kujt, i një politike të sëmurë që i thërret një imagjinate të sëmurë, komunizmi ka vdekur është varrosur nuk kthehet më dhe i vdekur mban peng vetëm një vend në Shqipëri Shkodrën, që janë gjoja ca ish-komunistja që e përdorin për të mbajtur peng gjithë miletin.
Qeveria, bashkia, shteti është për çdo ditë nuk mundesh dot të votosh sikur shkon për të bërtitur në stadium ditën e dielë, dhe kur ja jep votën një idioti ti je peng i tij dhe Shkodra ka mbetur peng i idiotësie prej 30 vitesh me idenë se po i reziston komunizmi që ka vdekur dhe që rrinë gjallë në formën e një fantazme në Shkodër.
Kanë shpikur një luftë imagjinare dhe i mbajnë njerëzit të përçarë dhe vetë shohin interesat e tyre. Si prishte fare terezia asaj kryetares së bashkisë se çfarë ndodh në Shkodër me plerat është qyteti më i pisët në Shqipëri. Kudo që shkon sheh gjëra që ndryshojnë. Këtu është qytet që ka mbetur ora.
Lufta që bëjnë këtu është për punë të tyre dhe jo për punë të Shkodrës sepse punët e veta i kanë në terezi. Edhe ne nuk kem arritur dot të japim një ofertë të pakundërshtueshme, besoj se këtë herë ne kemi sjellë këtu në Shkodër njerëzit e duhur për të bërë punën e duhur, i takon Shkodrës i do apo nuk i do.’– tha Rama.