Kryeministri Edi Rama ka dhënë një lajm për drejtuesit e mjeteve. Përmes një postimi në rrjetin social “Facebook”, Rama bën me dije se DPSHTRR ka hequr përfundimisht detyrimin e kontrollit fizik të automjetit kur ndërron pronësia.
Kreu i qeverisë thotë se vetëm nga kjo lëvizje u kursehen qytetarëve mbi 90 mln lekë dhe mbi 30,000 orë pritje në vit.
“Falë rimarrjes në administrim shtetëror këtë vit të Kontrollit Teknik dhe ndërveprimit të sistemeve informatike, të cilat me vite ishin dhënë me një koncesion alla nongrata, Çertifikata e Kontrollit Teknik të DPSHTRR heq përfundimisht detyrimin e kontrollit fizik të automjetit kur ndërron pronësia. Eliminohen 60 mijë kontrolle fizike të automjeteve në vit”, shkruan Rama.
Kujtojmë se prej një viti, që nga fund i i dhjetorit 2020, kontrolli teknik i kaloi shtetit kontretisht DPSHTRR, pasi përfundoi kontrata koncesionare me SGS Automotiv Albania.